Flash News

Bota

Punonjësit në Vatikan që refuzojnë vaksinat anti-Covid rrezikojnë të pushohen nga puna

Punonjësit në Vatikan që refuzojnë vaksinat anti-Covid

Çdo punonjës i Vatikanit që refuzon të marrë vaksinën ndaj Covid-19 pa arsye të vlefshme mjekësore rrezikon të pushohet nga puna.

Një dekret i nënshkruar nga guvernatori i Vatikanit, Kardinali Giuseppe Bertello ndezi debate të nxehta, pasi dispozitat e tij shkojnë përtej natyrës vullnetare përgjithësisht të vaksinimeve në Itali dhe pjesës tjetër të botës.

Dekreti theksonte ndër të tjera nevojën për të mbrojtur punonjësit e Vatikanit në vendin e punës e arsyetimin se " refuzimi i një vaksine mund të përbëjë një rrezik për të tjerët ".

Vatikani vepron i pavarur nga ligji dhe mbrojtja e punës italiane.

Vatikani filloi vaksinimin e punonjësve dhe familjeve të tyre më 13 janar, ndërsa vetë Papa Francesku e ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Të fundit