Flash News

Bota

Pushtimi rus i Ukrainës, presidenti Zelensky kërkon qëndrim më të prerë nga Gjermania

Pushtimi rus i Ukrainës, presidenti Zelensky kërkon qëndrim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje të drejtëpërdrejtë për kancelarin gjerman, Olaf Scholz, teksa i thotë që ai duhet që të mbajë një qëndrim më të qartë lidhur me konfliktin me Rusinë. Gjatë një interviste për ZDF-në, Zelensky deklaroi:

"Ne kemi nevojë që kancelari Scholz të na sigurojë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin! Gjermania nuk duhet të përpiqet të gjejë një ekuilibër mes marrëdhënieve me Ukrainën dhe lidhjeve të saj me Rusinë. Dërgesat e armëve, Berlini i nisi më vonë se vendet tona fqinje, ky është një fakt. Fillimisht, Gjermania dhe Franca e kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën vetëm politikisht e në mënyrë retorike."

Ndërsa, Serhiy Hayday, guvernatori ushtarak për rajonin e Luhanskut, u shpreh se:

"Të gjitha urat jashtë qytetit lindor ukrainas, Severodonjeck u shkatërruan dhe kushtet për njerëzit janë jashtëzakonisht të vështira."

Forcat ruse kanë dëmtuar gjithë infrastrukturën, si dhe raportohen “probleme të mëdha” me kujdesin mjekësor. Aktualisht, pushtuesit kontrollojnë 70 deri në 80 përqind të Severodonjeckut." Në fjalimin e një dite më parë, Zelensky theksoi se “beteja për Severodonjeckun po merr numër të madh jetësh”.

"Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Eshtë thjesht e tmerrshme. Qëllimi kryesor taktik i Rusisë nuk ka ndryshuar dhe mbrojtësit e këtij vendi janë duke luftuar për çdo metër të qytetit. Donbasi ende po mbahet."

Severodonjecku ka mbetur pikë kritike e luftimeve, të cilat sipas Kievit do të përcaktojnë rezultatin e luftës së paprovokuar që Rusia nisi në Ukrainë më 24 shkurt. Eduard Basurin, figurë e lartë separatiste, bëri të ditur se “Severodonjecku është bllokuar “de facto”, pasi forcat ruse hodhën në erë urën e fundit që e lidh me Lisiçanskun. Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideron luftën “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Kievi dhe Perëndimi e cilësojnë këtë si arsyetim të rremë për të filluar konfliktin.

Të fundit