Flash News

Bota

Pushtimi rus/ Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pritet t’i dërgojë armë Ukrainës

Pushtimi rus/ Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pritet t’i

Lufta në Ukrainë ka detyruar Italinë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Italia do t'i dërgojë armë dhe ndihmë Ukrainës, sipas një dekreti të miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.

“Për këtë arsye, ajo miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 dhjetor 2022 si pasojë e krizës serioze ndërkombëtare në zhvillim”, thuhet në një njoftim për shtyp, shkruajnë mediat e huaja.

Në Itali, gjendja e jashtëzakonshme, e cila ka hyrë në fuqi në mars 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, duhet të kishte përfunduar më 31 mars 2022.

Këshilli i Ministrave ka vendosur gjithashtu “të rrisë masat e ndihmës për njerëzit që do të kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian” pas konfliktit në Ukrainë, thuhet në deklaratë.

Italia mund të furnizojë Kievin me raketa antitank, MG 42/59, mitralozë Browning, raketa Stinger dhe sisteme anti-IED.

Gjithashtu, “është e mundur menjëherë të reduktohet konsumi i gazit të termocentraleve, duke maksimizuar prodhimin nga burime të tjera dhe pa paragjykuar kontributin e energjive të rinovueshme”.

Të fundit