Flash News

Bota

Putin braktis familjarët, paranoja “kyç” liderin e Rusisë në zyrën e tij në Kremlin

Putin braktis familjarët, paranoja “kyç” liderin e

Lufta në Ukrainë vazhdon akoma, por vendimi i Gjykatës së Hagës për të lëshuar një urdhër-arresti për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, mund të shënojë një kthesë në rjedhën e kësaj “vorbulle” që ka përfshirë gjithë botën.

Mediat britanike kanë raporuar se Putin është zhvendosur në zyrën e tij në Kremlin mes stresit dhe tensionit të shkaktuar nga lufta. Kjo lëvizje e tij besohet se kanë ardhur si pasojë e paranojës së tij, duke “braktisur” kështu të dashurën e tij gjimnaste dhe fëmijët e tyre për të jetuar në ndërtesën më të sigurtë në Rusi.

Lideri rus deri më tani jetonte në rezidencën e tij zyrtare, Novo-Ogaryovo jashtë Moskës. Megjithatë disa muaj më parë u zbulua se ai jetonte po ashtu në një pallat të veçantë me partneren e tij 39-vjeçare Kabaeva dhe fëmijët e tyre.

Putin përdor rregullisht rezidencën zyrtare të Bocharov Ruchey në Soçi në Detin e Zi dhe gjithashtu raportohet se pallati që ai zotëron në Gelendzhik ka vlerë prej rreth 1 miliard paund.

Të fundit