Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Putin do të bëjë udhëtimet e para jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike në Azinë qendrore këtë javë, sipas televizionit shtetëror rus. Ky do të jetë udhëtimi i parë i njohur i liderit rus jashtë vendit që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Pavel Zarubin, korrespondenti i televizionit shtetëror "Rossiya 1" në Kremlin, tha se Putin do të vizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin dhe më pas do të takohet me presidentin indonezian Joko Widodo për bisedime në Moskë.
Në Dushanbe, Putin do të takohet me presidentin e Taxhikistanit, Imomali Rakhmon, një aleat i ngushtë rus dhe sundimtari më jetëgjatë i një shteti ish-sovjetik.
Në Ashgabat, ai do të marrë pjesë në një samit të vendeve të Kaspikut, duke përfshirë liderët e Azerbajxhanit, Kazakistanit, Iranit dhe Turkmenistanit, tha zoti Zarubin. Putin gjithashtu planifikon të vizitojë qytetin Grodno të Bjellorusisë për të marrë pjesë në një forum me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Udhëtimi i fundit i njohur i Putinit jashtë Rusisë ishte një vizitë në Pekin në fillim të shkurtit. Gjatë vizitës, ai dhe presidenti kinez Xi Jinping zbuluan një traktat miqësie "pa kufij" disa orë përpara se të dy të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.