Flash News

Bota

Putin do të vizitojë pjesë të Ukrainës që i shpalli të aneksuara

Putin do të vizitojë pjesë të Ukrainës që i

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë rajonin e Donbasit. Lajmin e dha zëdhënësi i Kremlinit, duke iu referuar zonave të pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore.

“Kjo me siguri do të ndodhë në kohën e duhur, sepse është pjesë e Federatës Ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, raporton CNN

Më 5 tetor, Putin nënshkroi masat që aneksonin katër rajone të Ukrainës në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Territoret e pretenduara nga Moska janë Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Procesi i aneksimit, i cili është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, erdhi pas të ashtuquajturave referendume në rajone që u hodhën poshtë botërisht si "mashtrime" nga Ukraina dhe vendet perëndimore.

Ndërsa zyrtarët e Kremlinit pretendojnë se ato rajone tani i përkasin Rusisë, trupat e Moskës nuk kontrollojnë tërësinë e këtyre territoreve.

Të fundit