Flash News

Bota

Putin - Erdogan bisedë telefonike, diskutojnë situatën për Ukrainën

Putin - Erdogan bisedë telefonike, diskutojnë situatën për

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, diskutuan zhvillimet rreth luftës në Ukrainë gjatë një bisede telefonike që zhvilluan sot, të mërkurën, më 20 gusht.

Sipas një deklarate nga presidenca turke, Rexhep Tayyip Erdogan i tha homologut të tij rus se ai ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me procesin e paqes dhe se Turqia ka bërë përpjekje të sinqerta që nga fillimi i luftës për të arritur një paqe të drejtë. Ai theksoi se mbështet qëndrimet që synojnë vendosjen e paqes së qëndrueshme me pjesëmarrjen e të gjitha palëve".

Presidenti rus, nga ana e tij, duke iu referuar takimeve të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, falënderoi Tayyip Erdogan për mikpritjen e bisedimeve të paqes nga Turqia dhe për përpjekjet e tij.

 

Të fundit