Flash News

Bota

Putin firmos vendimin: 10-15 vite burg për dezertorët që tërhiqen nga mobilizimi

Putin firmos vendimin: 10-15 vite burg për dezertorët që

Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri që përmban një sërë ndryshimesh kundër të gjithë atyre njerëzve që vendosin të dezertojnë ose të braktisin ushtrinë.

15 vjet burg janë parashikuar për ata që vendosin të tërhiqen nga mobilizimi ushtarak, ndërsa ata që vullnetarisht i dorëzohen armikut, mund të përfundojë në burg për 10 vite.

Për dezertorët, ai që refuzon të luftojë ose t'u bindet urdhrave të eprorëve pritet të dyfishojë dënimin.

Kjo seri amendamentesh erdhi pas një thirrje për armë nga Kremlini që shkaktoi shumë protesta në vend, duke çuar në arratisjen e shumë qytetarëve rusë. Ndër këto ligje të reja është edhe ai që u lejon të huajve të regjistruar në ushtrinë ruse të aplikojnë dhe të marrin nënshtetësinë në një kohë të shkurtër, edhe nëse nuk kanë leje qëndrimi.

Ky ndryshim vlen për të gjithë shtetasit e huaj që kanë nënshkruar një kontratë të paktën njëvjeçare me Forcat e Armatosura Ruse.

Të fundit