Flash News

Bota

Putin firmos zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës: Tani janë përgjithmonë Rusi

Putin firmos zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës: Tani

Presidenti rus Vladimir Putin tani është nënshkroi zyrtarisht marrëveshjet e aneksimit me përfaqësuesit e emëruar nga Moska të katër zonave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, raporton Euronews

Sipas tij, 4 rajonet tashmë i përkasin Rusisë. “Aneksimi është shprehje e vullnetit të popullit. Do të thotë se Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson janë tani Rusi përgjithmonë", u shpreh Putin.

Putin fajësoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për detyrimin e vendeve evropiane për të miratuar sanksione kundër Rusisë, si dhe për detyrimin e BE-së që të mos blejë gaz nga Kremlini.

"Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për një ndërprerje të plotë të energjisë ruse në BE në mënyrë që të kapin vetë tregun evropian", tha ai.

Të fundit