Flash News

Bota

Putin humb një tjetër gjeneral të lartë në Ukrainë

Putin humb një tjetër gjeneral të lartë në Ukrainë

Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka humbur jetën në luftën në Ukrainë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov: "Vladimir Petrovich Frolov vdiq në betejë me nacionalistët ukrainas".

Guvernatori tha se Frolov "sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash.".

Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë janë raportuar të vdekur. Është e pazakontë që oficerë të tillë të rangut të lartë të vënë veten në rrezik duke iu afruar fushës së betejës.

 

Të fundit