Flash News

Bota

Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden, cilësohet si tradhtari i kombit në SHBA

Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden, cilësohet si

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili zbuloi operacione të gjera të vëzhgimit të inteligjencës amerikane, ka marrë shtetësi ruse.

Dekreti u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të hënën.

Snowden, 39 vjeç, ka jetuar në Rusi që kur ekspozoi programin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) që preku miliona amerikanë në vitin 2013.

Më 2013, ai pati folur publikisht për operacionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare të agjencisë amerikane, njëherësh vendin e tij të punës.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar me vite kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuzat për spiunim.

Snowden nuk ka bërë asnjë koment publik.

 

Të fundit