Flash News

Bota

Putin kërcënon sërish: Shteti që shpall zonën e “ndalim-fluturimit” do të konsiderohet palë në konflikt

Putin kërcënon sërish: Shteti që shpall zonën e

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se Moska do të konsiderojë çdo vend që kërkon të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë si të hyrë në konflikt me Rusinë.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend”, tha udhëheqësi rus gjatë një takimi me punonjësit e Aeroflot të raportuar nga 'Reuters'.

Imponimi i një zone ndalim-fluturimi do të kishte “pasoja kolosale dhe katastrofike jo vetëm për Evropën, por edhe për të gjithë botën”, tha Putin.

Putin hodhi poshtë gjithashtu zërat se Moska planifikon të shpallë gjendjen ushtarake. "Ligji ushtarak duhet të futet vetëm në rastet kur ka agresion të jashtëm, ne nuk po e përjetojmë këtë për momentin dhe shpresoj se nuk do ta përjetojmë," - tha ai.

Të fundit