Flash News

Bota

Putin reagon për vrasjen e vajzës së aleatit të tij: Një krim mizor i shkurtoi jetën Darya Dugina-s

Putin reagon për vrasjen e vajzës së aleatit të tij:

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë për vrasjen e vajzës së aleatit të tij, Darya Dugina, e cila u vra në një sulm me makinë bombë pranë Moskës. Putin i dërgoi ngushëllimet e tij familjes së Dugina-s, duke e quajtur vdekjen e saj "një krim të poshtër dhe mizor".  Dugina ishte vajza e ultranacionalistit të shquar rus Aleksandër Dugina.

Putin reagon për vrasjen e vajzës së aleatit të tij:

Shërbimet Federale të Sigurisë Ruse më herët fajësuan shërbimet ukrainase të sigurisë për sulmin. Por Ruslan Muzychuk, zëdhënësi i Gardës Kombëtare të Ukrainës, mohoi që Ukraina të kishte gisht në vrasje.

Në një postim në Telegram Putin shkroi: "Një krim i poshtër, mizor shkurtoi jetën e Daria Dugina-s, një personi të zgjuar, të talentuar me një zemër të vërtetë ruse, sjellshme, e dashur, simpatike dhe e hapur."

Të fundit