Flash News

Bota

Putin: Rusia do të reagojë nëse Mbretëria e Bashkuar dërgon në Ukrainë predha të prodhuara me uranium

Putin: Rusia do të reagojë nëse Mbretëria e Bashkuar

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të “detyrohet të reagojë” nëse Mbretëria e Bashkuar dërgon në Ukrainë predha të prodhuara me uranium.

Ai akuzoi Perëndimin për vendosjen e armëve me një "komponent bërthamor", shkruan BBC.

Britania e Madhe konfirmoi se do të dërgojë në Ukrainë tanke të llojit Challenger 2, në një përpjekje për të forcuar kapacitetet e vendit që ndodhet nën agresionin rus, por këmbënguli se ato kanë një rrezik të ulët rrezatimi.

Uraniumi i varfëruar "është një komponent standard dhe nuk ka asnjë lidhje me armët bërthamore", tha Ministria e Mbrojtjes.

“Ushtria britanike ka përdorur uranium të varfëruar në predhat e saj të blinduara për dekada të tëra”, shtohet në deklaratë.

Ish-komandanti i tankeve të Ushtrisë Britanike - dhe eksperti i armëve kimike - kolonel Hamish de Breton-Gordon, tha se komentet e Putinit ishin "dezinformim klasik".

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se dërgimi i municioneve të uraniumit të varfëruar në Ukrainë do të thotë se Mbretëria e Bashkuar është "gati të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar si në vitin 1999 në Jugosllavi".

"Nuk ka dyshim se kjo do të përfundojë keq për Londrën," shtoi zoti Lavrov.

Të martën në mbrëmje, një zëdhënës i Pentagonit tha se SHBA nuk do të dërgojë asnjë municion me uranium të varfëruar në Ukrainë.

Predha me uranium të varfëruar u përdorën në Irak dhe në Ballkan, ku disa pretendojnë se ishte e lidhur me defekte të lindura.

Të fundit