Flash News

Bota

Putin: Rusia e gatshme të furnizojë BE-në përmes Nord Stream 2

Putin: Rusia e gatshme të furnizojë BE-në përmes Nord Stream

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia mund të furnizojë me gaz përmes Nord Stream 2, por topin e la në fushën e Bashkimit Evropian nëse donte apo jo të merrte gaz përmes këtij tubacioni.

BE-ja ka deklaruar më herët se rrjedhjet në dy tubacionet e gazit Rusi-Gjermani ishin sabotim dhe dyshimi ka rënë mbi Rusinë.

Putin tha gjithashtu se shërbimet speciale të Ukrainës ishin pas sulmit që dëmtoi urën e Krimesë të shtunën e kaluar.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar pesë rusë dhe tre shtetas të Ukrainës për shpërthimin në urë, të cilin Putin e ka quajtur një akt terrori.

Të fundit