Flash News

Bota

Putin: Rusia gati të vendosë ‘Oreshnik’ në Bjellorusi më 2025

Putin: Rusia gati të vendosë ‘Oreshnik’ në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se sistemi i avancuar “Oreshnik” mund të vendoset në Bjellorusi në gjysmën e dytë të vitit 2025. Deklarata e Putinit erdhi pas takimit të Këshillit të Lartë të Shtetit, ku u nënshkrua një marrëveshje për garancitë e sigurisë mes dy vendeve.

“Vendosja e sistemeve të tilla si ‘Oreshnik’ në Bjellorusi është e mundur, duke pasur parasysh marrëveshjen për përdorimin e të gjitha forcave dhe mjeteve në dispozicion,” tha Putin.

Sipas tij, prodhimi serik i këtyre sistemeve po rritet, dhe ato do të hyjnë në shërbim me forcat raketore strategjike ruse vitin e ardhshëm. Sistemi “Oreshnik” konsiderohet një nga armët më të sofistikuara të Rusisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Ky hap vjen në kuadër të bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë midis Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa tensionet globale mbeten të larta për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe sfidave të vazhdueshme në raportet me Perëndimin.

Të fundit