Flash News

Bota

Blinken i kërkon tërheqje, Putin: SHBA po tenton të shtyjë Rusinë në luftë me Ukrainën

Blinken i kërkon tërheqje, Putin: SHBA po tenton të shtyjë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se SHBA-ja po tenton ta shtyjë Rusinë në një luftë me Ukrainën. Sipas tij, qëllimi i SHBA-së është të përdorë konfrontimin si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Sipas BBC, Putin shtoi se SHBA po injoron shqetësimet e Rusisë në lidhje me zgjerimin evropian të NATO-s.

Më herët SHBA-ja dhe aleatët e saj e kanë akuzuar Rusinë se po ndërmerr veprime për të pushtuar Ukrainën. Sekretari i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje Rusisë të tërheqë trupat e vendosur në kufi me Ukrainën. Ai i ka bërë thirrje Rusisë të ulë tensionet.

Në javët e fundit Rusia ka zhvendosur rreth 100,000 trupa, të pajisura me gjithçka, nga tanket dhe artileria te municionet dhe fuqia ajrore - në kufirin e Ukrainës. Kjo vjen tetë vjet pasi vendi aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska nga ana e saj akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku të paktën 14,000 njerëz janë vrarë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se një pushtim rus "nuk do të ishte një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë - kjo do të ishte një luftë në Evropë, një luftë në shkallë të plotë".

Të fundit