Flash News

Bota

Putin shpall krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufirit me Ukrainën: Trupat ruse në terren për zbatimin e planit

Putin shpall krijimin e një “zone sigurie” përgjatë

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar zyrtarisht krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës, si një masë e re për të mbrojtur territorin rus nga kërcënimet që vijnë nga lufta në Ukrainë. Gjatë një takimi me zyrtarët e lartë të qeverisë, Putin deklaroi se forcat e armatosura janë tashmë të angazhuara për zbatimin e këtij vendimi.

“Ne kemi miratuar krijimin e një zone sigurie të nevojshme përgjatë kufijve tanë. Forcat tona të armatosura po punojnë në mënyrë aktive për të përmbushur këtë detyrë”, tha kreu i Kremlinit.

Putin theksoi se vendimi është marrë në përgjigje të zhvillimeve të fundit në rajonet kufitare Kursk, Belgorod dhe Bryansk, të cilat janë goditur nga përleshje të vazhdueshme dhe sulme nga territori ukrainas. Sipas tij, situata kërkon masa urgjente për restaurimin dhe rindërtimin e zonave të prekura.

Në këtë kuadër, Kremlini synon të ndihmojë banorët vendas të rikthehen në fshatrat e tyre të lindjes, me kusht që siguria në zonë të jetë e garantuar. Po ashtu, prioritet do t’i jepet rehabilitimit të rrjeteve të transportit dhe infrastrukturës jetike, rikthimit në funksion të ndërmarrjeve industriale dhe bujqësore, si dhe mbështetjes për sipërmarrësit dhe punonjësit e tyre.

Ky zhvillim përforcon më tej strategjinë e Rusisë për të zgjeruar kontrollin mbi zonat pranë kufirit ukrainas dhe vjen në një kohë kur tensionet në vijën e frontit vijojnë të jenë të larta.

Të fundit