Flash News

Bota

Putin shpall mobilizim të pjesshëm, rusët ngrihen në protesta. Qindra të arrestuar

Putin shpall mobilizim të pjesshëm, rusët ngrihen në

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke paralajmëruar perëndimin se nuk po bënte “blof” kur tha se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

Paralajmërimi i Putin ka ngjallur zemërimin e qytetarëve në moskë të cilët janë ngritur në protesta, sipas monitoruesit të pavarur të policisë OVD-Info.

Deri tani, më shumë se 120 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë për pjesëmarrje në protesta kundër lëvizjes së Moskës për të mobilizuar qindra mijëra forca reserve.

Sipas OVD-Info policia ka arrestuar demonstrues në të paktën 15 qytete të ndryshme, pasi i cilëson tubimet të paligjshme.

Të fundit