Flash News

Bota

Putin shton forcat ushtarake, 16 mijë vullnetarë gati t’i bashkohen rusëve në Ukrainë

Putin shton forcat ushtarake, 16 mijë vullnetarë gati t’i

Presidenti rus Vladimir Putin tha se i mirëpret të gjitha ata qytetarë që dalin vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, në mbështetje të forcave ruse.

BBC raporton se deklaratën presidenti e ka bërë gjatë një takimi me Këshillin e Sigurisë. Putin tha se ata që donin të dilnin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia duhet të lejohen.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia.

Ukraina ndodhet prej 16 ditësh në luftë. Moska dhe Kievi nisën bisedimet për negociata, po deri tani nuk kane dhënë rezultat. Korridoret humanitare për evakuimin e njerëzve dhe armëpushimi i përkohshëm dështoi.

Të fundit