Flash News

Bota

Putin: Sovraniteti i Ukrainës nuk ekziston, paqja vetëm sipas kushteve tona

Putin: Sovraniteti i Ukrainës nuk ekziston, paqja vetëm sipas

Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë të fundit, ka deklaruar se sovraniteti i Ukrainës është thuajse i pavlerë dhe ka ftuar liderët perëndimorë që të diskutojnë për paqe, por vetëm sipas kushteve të vendosura nga Moska.

“Nuk do të zgjasin as një muaj nëse ndalojnë paratë dhe furnizimet me plumba. Kjo është e gjitha. Gjithçka do të përfundojë brenda 1.5-2 muajsh. Në këtë kuptim, sovraniteti i Ukrainës është pothuajse zero. Nëse sponsorët e tyre perëndimorë duan të arrijnë paqen, atëherë rruga është shumë e thjeshtë,” deklaroi Putin.

Presidenti rus shtoi se që në vitin 2022, Moska ka qenë e gatshme për të diskutuar mbi një marrëveshje paqeje me Ukrainën, pa përfshirjen e vendeve perëndimore.

“Edhe pse kishte çështje që mbeteshin të hapura për diskutim, ne ramë dakord dhe ishim gati për zbatimin e tyre. Kjo u përcoll në Kiev që në mbrëmjen e 15 prillit të vitit të kaluar,” tha Putin.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit për luftën në Ukrainë mbeten të larta.

Të fundit