Flash News

Bota

Putin telefonon kancelarin gjerman: Kievi po tenton të frenojë bisedimet e paqes

Putin telefonon kancelarin gjerman: Kievi po tenton të frenojë

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz gjatë një telefonate të premten se Kievi "po përpiqej të frenonte bisedimet e paqes" me Rusinë, por se Moska ishte ende e prirur për të vazhduar negociatat, raporton The Guardian.

"U vu re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të vonojë procesin e negociatave, duke paraqitur propozime gjithnjë e më joreale," tha Kremlini në një deklaratë.

“Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë kërkimin për një zgjidhje në përputhje me qasjet e saj të njohura parimore”, vijoi Kremlini.

Ofensiva pushtuese e Moskës nis më 24 shkurt. Bombardimet me raketa kanë lënë të vrarë qindra ushtarë dhe civilë, mes tyre gra e fëmijë.

Të fundit