Flash News

Bota

Putin viziton një vend të NATO-s që për herë të parë që nga nisja e luftës

Putin viziton një vend të NATO-s që për herë të

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në një vend të NATO-s që nga nisja e luftës me Ukrainën.

Putin dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord që lideri rus do të vizitojë Turqinë "së shpejti", citon Interfax të premten një ndihmës i Kremlinit.

Vizita do të jetë e para e Putinit në një vend anëtar të NATO-s që kur ai dëtrgoi dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt 2022.

“Ka një ftesë nga presidenti i Turqisë. Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita do të bëhet në të ardhmen e afërt, por ne ende nuk kemi folur për data specifike ”, tha këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov , sipas Interfax.

 

Të fundit