Flash News

Bota

Putin viziton sot Bjellorusinë, Kievi i përgatitur: E kemi prioritet mbrojtjen nga Lukashenko

Putin viziton sot Bjellorusinë, Kievi i përgatitur: E kemi prioritet

Vladimir Putin do të vizitojë sot Bjellorusin, ku do të takohet me presidentin  Aleksandër Lukashenko. Vizita vjen teksa trupat ruse po përgatiten të kryejnë stërvitje në Bjellorusi. Kjo e fundit mund të shërbejë sërish si bazë për një sulm të ndaj Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelensyy ka thënë se Ukraina është e gatshme për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes kundër Moskës dhe aleatit të saj.

“Mbrojtja e kufirit tonë, si me Rusinë ashtu edhe me Bjellorusinë, është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, tha Zelenskyy.

Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar për muaj të tërë se Bjellorusia fqinje, një nga aleatët më të afërt të Rusisë, mund të bashkohet me forcat ruse dhe të shërbejë sërish si pikënisje për një sulm të ri për të formuar një front të dytë në luftën shumëmujore.

Bjellorusia lejoi që territori i saj të përdoret si pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Moska më 24 shkurt, por nuk është bashkuar drejtpërdrejt me luftë. Lukashenko ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të dërgojë trupat e vendit të tij në Ukrainë.

Kremlini e përshkruan udhëtimin e presidentit rus, i pari i tij në Bjellorusi për tre vjet e gjysmë, si një "vizitë pune" të gjerë.

Trupat ruse që u zhvendosën në Bjellorusi në tetor do të kryejnë stërvitje taktike të batalionit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.

Burimi: Euronews

 

Të fundit