Flash News

Bota

Putini tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore

Putini tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e ratifikimit të Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore (CTBT), sipas uebsajtit të Qeverisë ruse.

Ky vendim, i cili vjen në një kohë kur tensionet me Perëndimin janë shumë të larta, ishte nismë e Putinit muajin e kaluar, i cili tha se do ta “pasqyrojë” pozitën e Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara janë në mesin e pesë vendeve që e kanë nënshkruar por s’e kanë ratifikuar kurrë paktin e 1996-ës.

Traktati, i cili ndalon testimet që përfshijnë eksplozivë bërthamorë, i ka bërë tabu testimet e tilla. Vetëm Koreja e Veriut ka kryer testime të tilla këtë shekull, më së voni në shtator 2017.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se po e përdor një retorikë të pakujdesshme bërthamore prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Projektligji për tërheqjen e ratifikimit të CTBT-së u miratua nga Parlamenti i Rusisë muajin e kaluar përmes një procesi të përshpejtuar.

Të fundit