Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qasja tek kontraceptivët çështje kryesore për fushatën zgjedhore

Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politikën amerikane prej dekadash. Por dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë që ia riktheu shteteve vendimmarrjen për këtë çështje, është çelur tashmë një front i ri, debati për kontraceptivët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton rreth kundërshtive në këtë vit elektoral për kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro. Votuesit e shqetësuar për të drejtën e abortit luajtën një rol kryesor për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e vitit 2022.
Tashmë, dy vite pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin që garantonte të drejtën kushtetuese për abort, demokratët thonë se të drejtat e riprodhimit do të përcaktohen me zgjedhjet e vitit 2024. “Duhet të përballemi me të vërtetën e hidhur se gratë kanë fatkeqësisht më pak liri nga ç’kanë patur disa vite më parë”, tha senatori Chuck Schumer, drejtues i shumicës demokrate në Senat.
Demokratët paraqitën për votim në Senat javën e kaluar Ligjin për të Drejtën e Kontraceptivëve, duke thënë se qasja tek kontraceptivët në mbarë vendin po rrezikohet nga republikanët. “Shumë republikanë thonë se po e ekzagjerojmë dhe se nuk ka rrezik të vërtetë për masat kontraceptive. Ata gjithashtu thanë se po ekzagjeronim kur republikanët u morën me çështjen Roe kundër Wade.
Thanë se po e tepronim kur folëm për rrezikun ndaj fertilizimit artificial dhe të drejtës për të ndërtuar familjet tona”, tha senatorja demokrate, Tammy Duckworth. Projektligji nuk arriti të marrë 60 votat e nevojshme në Senat. Republikanët thanë se disa prej masave mbrojtëse që parashikoheshin në projektligj mund t’i detyronin disa amerikanë të shkelnin besimin e tyre se disa forma kontraceptivësh janë njëlloj me abortin.
“Me sa duket amerikanëve u lejohet të jetojnë sipas bindjeve të tyre të thella morale dhe fetare, nëse nuk bien në kundërshti me pozicionet e politikave të demokratëve”, tha senatori republikan John Thune.
Kandidati republikan për president Donald Trump njoftoi publikisht muajin e kaluar se nuk do të mbështesë ndalimin e kontraceptivëve, pasi disa komente të tij të mëparshme u duk se sugjeruan të kundërtën.
Senatorët republikanë kanë paraqitur një projektligj tjetër nga ana e tyre për të zgjeruar qasjen ndaj kontraceptivëve dhe thonë se demokratët po bëjnë lojëra politike në një vit zgjedhor.
“Duke filluar që nga Senati dhe deri tek Shtëpia e Bardhë, demokratët nuk kanë me çfarë të bëjnë fushatë. Nuk kanë asnjë agjendë që të pasqyrojë interesat e popullit amerikan. Kështu që në vend të kësaj shkaktojnë frikë në emër të politikës”, tha senatorja republikane, Joni Ernst. Votuesit që do të zgjidhnin kandidatë për poste publike që kanë pikëpamje të ngjashme me ta për çështjen e abortit, u renditën në një nivel rekord prej 32 për qind në një anketim të publikuar rishtazi nga firma Gallup. Përpjekjet në nivel shtetëror për të mbrojtur abortin, kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro mund të luajnë një rol kryesor në nxitjen e demokratëve që të marrin pjesë në votime.
“E shohin në shtetet e ndryshme ku ata ndodhen, kufizimin e qasjes për këtë. Pra nuk është thjesht diçka që po vendoset nga pak njerëz të zgjedhur. Kjo është një ndjesi publike dhe njerëzit duan t’i marrin vetë vendime të tilla”, thotë Amy Dacey, nga Universiteti Amerikan.Zyrtarët e ekipit elektoral të presidentit Biden i kanë bërë të drejtat e riprodhimit një çështje kryesore dhe nënpresidentja Kamala Harris u bë nënpresidentja e parë amerikane që vizitoi një klinikë për abortin. / Voa
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38