Flash News

Bota

Qeveria franceze në prag të kolapsit, rrezikon të rrëzohet me mocion mosbesimi

Qeveria franceze në prag të kolapsit, rrezikon të rrëzohet
Qeveria e kryeministrit, Michel Barnier, përballet me një humbje pothuajse të sigurt në një votë mosbesimi që mund të intensifikojë në mënyrë dramatike krizën politike në një nga shtetet anëtare kyçe të BE-së.

Nëse votimi të mërkurën kryhet, administrata e Barnier, e cila mori detyrën në shtator, do të ishte e para në Francë që do të rrëzohej me një mocion mosbesimi që nga viti 1962. Rënia e saj, nga duart e partive të ekstremit të djathtë dhe të majtë , do të ishte një goditje e rëndësishme për Evropën disa javë përpara se Donald Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, shkruan The Guardian

Ministri i Brendshëm i linjës së ashpër, Bruno Retailleau, tha se nëse qeveria do të rrëzohej, do të "fuste Francën dhe francezët në një situatë të padurueshme". Ata që mbështesnin mocionin po luanin "ruletë ruse" me të ardhmen e saj, tha ai.

Debati parlamentar do të fillojë në orën 16:00 me orën lokale, i ndjekur nga një votim afërsisht tre orë. Dy mocione të veçanta mosbesimi janë paraqitur, nga opozita e majtë dhe e ekstremit të djathtë, ku i pari parashikohet gjerësisht të kalojë.

Presidenti, Emmanuel Macron, i cili është për një vizitë në Arabinë Saudite, pritet të kthehet në Francë për atë që mediat e kanë përshkruar si një "moment të së vërtetës" që rrezikon "të zhyt Francën në të panjohurën e madhe politike dhe financiare".

Kriza politike e Francës, që shpërtheu gjatë tre muajve të fundit, shpërtheu të hënën kur Barnier tha se do të shtynte komponentin e sigurimeve shoqërore të buxhetit të qeverisë së tij 2025 në parlament pa votim.

 

Të fundit