Flash News

Bota

Qeveria greke paketë prej 2.3 miliardë eurosh në ndihmë të biznesit, nëntë pikat e planit

Qeveria greke paketë prej 2.3 miliardë eurosh në ndihmë

Qeveria greke ka miratuar një tjetër paketë mbështetese për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia. Plani u prezantua nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, i cili tregoi nëntë masat shtesë në një paketë prej 2.3 miliardë eurosh.

1- Kompensimi për arsye madhore dhe mbulim total i kontributeve të sigurimit shoqëror, për sa përfshihen në listën e bizneseve në pezullimin e përkohshëm;

2- Pezullimi i TVSH-së deri më 30 prill 2021, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar sërish në nëntor;

3- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit për borxhet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore që janë ripërshtatur në program favorizues, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar;

4- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit, për borxhet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore që janë ripërshtatur në program favorizues, për punëtorët që janë në sistem pezullimi në nëntor;

5- Vijim i pezullimit të shlyerjes së kësteve të kredive, në marrëveshje me Unionin e Bankave Greke, për të gjithë të përfshirët në listën e bizneseve, funksioni i të cilëve është pezulluar, deri në fund të vitit;

6- Shtyrje e të gjitha asistencave të papunësisë që skadojnë në muajin Shtator, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor për dy muaj akoma;

7- Punësim në platformë elektronike për të paktën 50% të personelit, në sektorin publik dhe privat, përveç aktiviteteve ku nuk është e mundur. Zgjerim i fleksibilitetit në orarin e paraqitjes dhe largimit nga puna në sektorin privat;

8-Ulje e qirasë me 40% në pasuritë e paluajtshme për bizneset me qendërnjësitë rajonale “me rrezikshmëri të lartë”. E njëjta gjë vlen për vendbanesën e punëtorëve të bizneseve që nuk funksionojnë, si dhe shtëpitë me qira të fëmijëve studentë;

9-Fuqizohet programi financiar “paradhënie me kthim” në Nëntor, bazuar në uljen e xhiros në muajt shtator-tetor, si dhe në muajin dhjetor, për uljen e xhiros në nëntor. Programi i ndihmës financiare parashikon huazim nga arka e shtetit pa kthim deri në 50% të shumës;

Greqia ka marrë masa edhe për rritjen e kapaciteteve. Njësitë e Terapisë Intensive nga 557 në 2019, kanë arritur në 974 dhe shtretërit e rinj shtohen vazhdimisht. Testet e kryera në ditë janë 25000, tridhjetë herë më shumë se në valën e parë, deri tani kanë arritur në 1.8 milionë.

Të fundit