Flash News

Bota

Qytetarët ngrihen në protestë, Kina lehtëson disa nga masat anti-covid

Qytetarët ngrihen në protestë, Kina lehtëson disa nga masat

Autoritetet kineze kanë lehtësuar disa masa anti-covid, pas protestave që “shpërthyen” në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang.

Kufizimet në kuadër të strategjisë "zero-COVID" ishin vendosur prej tre muajsh në atë qytet. Trazirat u nxitën pasi 10 persona kanë mbetur të pajetë nga një zjarr që përfshiu një pallat.

Vonesa për të vënë nën kontroll flakët shkaktoi revoltën e qytetarëve. Këta të fundit kundërshtojnë politikat e udhëheqjes kineze ndaj Covid-19.

Gjatë bllokimit të Xinjiang, disa banorëve iu janë mbyllën dyert me zinxhirë. Shumë besojnë se taktika të tilla mund të kenë penguar banorët të shpëtojnë nga zjarri i së premtes.

Burimi: AP

Të fundit