Flash News

Bota

Qyteti më i populluar në Afrikë po përballet me përmbytje të pazakonta, së shpejti mund të bëhet i pabanuar

Qyteti më i populluar në Afrikë po përballet me

Makina dhe shtëpi të zhytura në ujë, qytetarët që ecin në rrugë teksa uji shkon deri në gjunjë dhe pronarët e shtëpive që llogarisin koston e pronave të shkatërruara. Kjo është situata në Lagos në Nigeri, shtetin më të populluar të Afrikës.

Banorët janë mësuar me përmbytjet që përfshijnë qytetin bregdetar gjatë muajve mars deri në nëntor. Në mes të korrikut, megjithatë, Lagosi përjetoi një nga përmbytjet e tij më të këqija të viteve të fundit.

Shtëpia e më shumë se 24 milionë banorëve, Lagos, një qytet i ulët në bregdetin Atlantik mund të bëhet i pabanueshëm deri në fund të këtij shekulli, pasi niveli i detit po rritet për shkak të ndryshimit të klimës.

Qytetet bregdetare të ulëta në disa pjesë të botës mund të zhyten përgjithmonë deri në vitin 2100, thuhet në një studim. Studimi i publikuar nga grupi kërkimor Climate Central deklaroi se zonat e prekura mund të fundose, nëse nivelet e detit vazhdojnë të rriten.

Burimi: CNN

Të fundit