Flash News

Bota

Ra në kontakt me një të infektuar, Boris Johnson sërish në karantinë

Ra në kontakt me një të infektuar, Boris Johnson sërish

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka hyrë sërish në karantinë pasi ra në kontakt me një anëtar të Parlamentit të infektuar nga covid-19 javës që shkoi.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se Johnson është vetizoluar, për të ndjekur rregullat, por vetë nuk ka asnjë simptomë deri tani dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri do të vazhdojë të punojë nga Downing Street, duke përfshirë edhe udhëheqjen e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Kujtojmë se tetë muaj më parë, kryeministri britanik pati probleme shëndetësore pas infektimit me covid-19. Pas disa ditësh në trajtim edhe intensiv, Boris Johnson e fitoi betejën me covid-19.

Të fundit