Flash News

Bota

Raketa amerikane asgjëson kamikazin dhe shmang shpërthimin pranë aeroportit

Raketa amerikane asgjëson kamikazin dhe shmang shpërthimin pranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kabul. Korrespondenti i BBC në Afganistan, Secunder Kermani,  raporton se një burim nga Ministria Afgane e Shëndetësisë konfirmon se ka pasur një shpërthim pranë aeroport.

Të paktën një fëmijë u vra në shpërthimin me raketë kundër një ndërtese në Kabul. Ndërkohë që disa media flasin për të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit. Të dhënat janë kontradiktore, por raportohet se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga një dron amerikan që ka eliminuar një kamikaz gati për sulm

Pamjet e shpërndara në Twitter duket se tregojnë pasojat e shpërthimit që ndodhi më herët pranë aeroportit të Kabulit.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane ka konfirmuar për Reuters se SHBA ka kryer një sulm me dron në një automjet në Kabul. Automjeti mbante “shumë” bomba vetëvrasëse të Shtetit Islamik që po shkonin drejt aeroportit të Kabulit.

Të fundit