Flash News

Bota

Raketa ruse godet pallatin në Odesa, të paktën 21 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Raketa ruse godet pallatin në Odesa, të paktën 21 viktima, mes

Të paktën 21 persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në sulmet me raketa ruse gjatë natës në rajonin jugor të Ukrainës Odesa, thonë zyrtarët ukrainas.

Shërbimi i emergjencës shtetërore, DSNS, thotë se 16 persona u vranë në një ndërtesë nëntëkatëshe të goditur nga një raketë në fshatin Serhiyivka, shkruan BBC.

Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa në qytetet e Ukrainës në ditët e fundit.

Të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi përsëri se Rusia po godiste objektiva civile.

"Ne dëgjuam tre shpërthime dhe tani nuk ka mbetur asgjë nga qendra e rekreacionit," tha banorja lokale Yulia Bondar, 60 vjeç, për BBC.

“Fshati është shumë i qetë, nuk e kishim menduar kurrë se kjo mund të ndodhte”. Rreth 150 njerëz besohet se jetonin në ndërtesën e sulmuar.

Fëmija i vrarë në vendpushimin ishte një djalë 12-vjeçar, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky.

Të fundit