All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Raketat në Poloni, NATO thërret takim urgjent

All - Paragraf - 1

Raketat në Poloni, NATO thërret takim urgjent

Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse, që kishin në shënjestër Ukrainën, ranë të martën në Poloni, duke vrarë dy persona.

All - Paragraf - 3

Takimi mbahet me kërkesë të Polonisë - vend anëtar i NATO-s.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy diplomatë evropianë, tha se takimi mbahet në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.

Sipas këtij neni, vendet anëtare mund të ngrenë shqetësimin kur ndiejnë se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre” janë në rrezik.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë thanë se janë duke i hetuar raportet për shpërthimet në Poloni, për të përcaktuar origjinën e raketave.

“Do të përcaktojmë se çfarë ka ndodhr dhe cilët do të jenë hapat e duhur të ardhshëm”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gatishmëri të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

“Ka pasur një vendim për të ngritur gjendjen e gatishmërisë së disa njësive luftarake dhe shërbimeve të tjera të uniformuara”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller.

Derisa Ukraina fajësoi Rusinë për ngjarjen në Poloni, Rusia mohoi se raketat e saj kanë goditur territorin polak, duke thënë se raportet janë “një provokim i qëllimshëm” për të përshkallëzuar situatën./ REL

Të fundit