Flash News

Bota

Raporti i CDC: Efektiviteti i vaksinave ka rënë në 75%, por parandalojnë shtrimet në spital

Raporti i CDC: Efektiviteti i vaksinave ka rënë në 75%, por

Edhe pse vaksinat COVID-19 janë më pak efektive kundër variantit Delta, ato janë akoma efektive në parandalimin e shtrimit në spital, sipas të dhënave të paraqitura në Komitetin Këshillimor të CDC për Praktikat e Imunizimit.

Varianti Delta e ka dobësuar efektivitetin e vaksinës kundër shtrimit në spital  nga 95% në 75%. Në të rriturit mbi 75 -vjeç, efektiviteti i vaksinës kundër shtrimit në spital ka rënë pak, por ishte ende mbi 80% në fund të korrikut. Për moshat 18-49 vjeç, efikasiteti ishte rreth 94%.

"Vaksinat mbeten efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda, por mund të jenë më pak efektive në parandalimin e infeksionit ose sëmundjeve më të lehta simptomatike," tha Sara Oliver, MD, shkencëtarja e CDC.

Që kur varianti Delta u bë dominues, efektiviteti i vaksinës kundër parandalimit të infeksionit ka qenë nga 39% në 84%, tha një tjetër ekspert. Rënia e efikasitetit mund të lidhet me natyrën shumë ngjitëse të variantit Delta dhe zbehjen e mbrojtjes nga vaksina me kalimin e kohës.

Ai tha gjithashtu se vaksinat kundër COVID-19 duhet të jenë të disponueshme për njerëzit me rrezik të lartë në të gjithë botën, veçanërisht ata në vendet me të ardhura të ulëta që nuk kanë marrë ende dozën e parë.

 

Të fundit