Flash News

Bota

Raporti Turqi-Greqi, Merkel kërkon që të vazhdojë dialogu

Raporti Turqi-Greqi, Merkel kërkon që të vazhdojë dialogu
Merkel, Erdogan

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një video-konferencë me homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo mirëpriti zhvillimet e fundit pozitive në Mesdheun lindor, njoftoi qeveria gjermane. Kjo e fundit shtoi se Merkel theksoi se tani ishte e rëndësishme të bëhej përparim në dialog.

Kujtojmë se pas një ndërprerje disa vjeçare Turqia dhe Greqia kanë rinisur bisedimet për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve, që lidhen me kufirin në Mesdhe.

Kërkimet e naftës dhe gazit të Turqisë në ujërat mesdhetare lindore janë kontestuar ashpër nga partnerët e Gjermanisë në Bashkimin Evropian Qipro dhe Greqi.

Të fundit