Flash News

Bota

Raportohet 11 vdekje shtesë nga "Ida", shkon në 26 numri i viktimave në Luiziana

Raportohet 11 vdekje shtesë nga "Ida", shkon në 26 numri i

Numri i viktimave në Luiziana nga uragani Ida u rrit në 26, pasi zyrtarët raportuan 11 vdekje shtesë në New Orleans, kryesisht të moshuar. Ky ishte një lajm i zymtë mes shenjave se qyteti po kthehej në normalitet dhe pas rikthimit të energjisë elektrike.

Vdekjet e fundit që i atribuohen Ida-s ndodhën nga 30 gushti e deri të hënën, raporton AP. Departamenti i Shëndetit në Luiziana tha se nëntë nga vdekjet në New Orleans - të njerëzve të moshës 64 deri në 79 - erdhën nga "nxehtësia e tepërt gjatë një ndërprerje të zgjatur të energjisë", ndërsa dy të tjerët ishin si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Më shumë se një milion njerëz mbetën pa energji elektrike, përfshirë të gjithë qytetin e New Orleans, kur Ida goditi më 29 gusht. Kompania më e madhe e energjisë e shtetit, Entergy, tha se pritet që të ketë energji elektrike në 90% të qytetit.

Ndërkohë, Departamenti i Policisë i New Orleans dhe Kryebashkiaku LaToya Cantrell hoqën shtetrrethimin e natës, që kishin vendosur dy ditë pas goditjes së uraganit.

Të fundit