Flash News

Bota

Rasti i parë me Covid-19 pas më shumë se një viti, kryeqyteti australian hyn në bllokim të rreptë

Rasti i parë me Covid-19 pas më shumë se një viti,

Kryeqyteti australian Canberra po hyn në një bllokim për një javë, pasi regjistroi rastin e parë me Covid-19 në më shumë se një vit. Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Banorët mund të dalin nga shtëpitë vetëm për nevoja thelbësore. Pasi u njoftuan kufizimet e reja, u raportuan radhë të gjata në supermarkete.

Varianti Delta është i përhapur në dy nga qytetet më të mëdha, Sydney dhe Melburni. Zona të mëdha të Neë South Ëales janë bllokuar dhe në Victoria ka kufizime të ngjashme si Melburn për të paktën një javë tjetër.

Përforcimet shtesë ushtarake mund të thirren për të siguruar respektimin e rregullave të bllokimit në Sydney, bëri me dije qeveria.

"Ne po sigurohemi që të mos lëmë asnjë gur pa lëvizur në lidhje me burimet shtesë (ushtarake)", tha kryeministri Gladys Berejiklian në një konferencë për media.

Rreth 580 ushtarë të paarmatosur po ndihmojnë policinë në zbatimin e urdhrave të karantinës në zonat e Sydneyt.

Burimi: BBC

Të fundit