Bota

Reagimi i Trump për skandalin ‘McGonigal’, Bremmer: Përgjigja nuk është asnjëherë pro-Putin

Reagimi i Trump për skandalin ‘McGonigal’, Bremmer:

Ian Bremmer, president dhe themelues i Eurasia Group ka komentuar reagimin e ish presidentit të SHBA, Donald Trump lidhur me skandalin e ish –agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ndërsa ka shpërndarë edhe një herë postimin e Trump, i cili kujton një pyetje të një gazetari në Helsink se kujt i beson më shumë, presidentit rus, Vladimir Putin apo inteligjencës amerikane, Bremmer komenton i prerë se Putin nuk është asnjëherë përgjigja.

“Mbani mend në Helsink kur një gazetar më pyeti, në thelb, kujt i besoja më shumë, Presidentit Putin të Rusisë, apo "inteligjencës sonë". Instinkti im në atë kohë ishte se kishim njerëz vërtet të këqij si rasti i James Comey, McCabe (gruaja e të cilit po ndihmohej nga Hillary Crooked ndërsa Crooked ishte nën hetim!), Brennan, Peter Strzok (gruaja e të cilit është në SEC) dhe e dashura e tij, Lisa Page.

Tani shtoni McGonigal në listë. Kë do të zgjidhnit, Putinin apo këta të papërshtatshëm? “, shkroi së fundmi Trump në rrjetet sociale.

Reagimi i Trump për skandalin ‘McGonigal’, Bremmer:

Të fundit