Flash News

Bota

Reagimi zyrtar i Rusisë ka qenë i kujdesshëm - por çfarë mendon në të vërtetë?

Reagimi zyrtar i Rusisë ka qenë i kujdesshëm - por

Vjen reagimi nga Rusia pasi Joe Biden u tërhoqa nga gara presidenciale. 

Në një intervistë në shkurt të këtij viti, presidenti rus tha se Biden ishte “më i parashikueshëm” se Donald Trump dhe e quajti atë një “politikan të shkollës së vjetër”.

Megjithatë, ato komente u panë më shumë si ironike sesa një deklaratë reale.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se "shumë mund të ndryshojë" përpara zgjedhjeve, duke lënë të nënkuptohet që presidenca e Trumpit nuk është e sigurt, shkruan Skynews

“Duhet t'i kushtojmë vëmendje, të monitorojmë se çfarë do të ndodhë më pas dhe të mendojmë për biznesin tonë,” shtoi ai.

Zyrtarë të tjerë rusë kanë qenë më të sinqertë, duke e parë këtë si një mundësi për të shkatërruar trashëgiminë e zotit Biden.

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, e ka akuzuar atë për "gjak në duart e tij".

"Ai duhet të mbahet përgjegjës për: luftën e nisur në Ukrainë; shkatërrimin e ekonomive të shteteve evropiane; politikën e sanksioneve kundër Rusisë," tha ai.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë thirrje për një hetim mbi atë që ajo pretendon se ishte një komplot për të fshehur gjendjen e shëndetit të zotit Biden.

Ajo ka akuzuar mediat amerikane se “manipulojnë opinionin publik dhe luajnë së bashku me një parti politike”.

 

Të fundit