Flash News

Bota

Rebelimi i Wagner, Putin: Perëndimi e Kievi donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin

Rebelimi i Wagner, Putin: Perëndimi e Kievi donin që ushtarët

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas rebelimit të mercenarëve të grupit Wagner.

Putin u shpreh më tej se çdo lloj shantazhi ndaj Rusisë është i dënuar të dështojë, dhe se Perëndimi e Kievi donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin gjatë këtij episodi.

Gjithashtu presidenti rus deklaroi se rebelimi do të ishte ndaluar edhe nëse Wagner nuk do të tërhiqej pas bisedimeve me Lukashenkon pasi sipas tij Moska kishte marrë të gjitha masat.

"Vendi ishte i bashkuar kundër kësaj rebelimi të armatosur. Organizatorët e këtij rebelimi nuk mund të mos kuptojnë se do të sillen para drejtësisë, ky është një aktivitet kriminal që synon dobësimin e vendit.

 

 Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale", tha ndër te tjera Putin.

Të fundit