Flash News

Bota

Reforma e pensioneve në Francë, qeveria e Macron përballet me votë mosbesimi

Reforma e pensioneve në Francë, qeveria e Macron përballet me

Qeveria franceze do të përballet me dy vota mosbesimi, ndërsa pasojat e reformës së saj të diskutueshme të pensioneve vazhdojnë.

Kryeministrja Élisabeth Borne përdori nenin 49:3 kushtetues për ta shtyrë projektligjin pa votim javën e kaluar, raporton BBC. Që atëherë, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Francës në protestë.

Mocionet e mosbesimit janë depozituar në parlament nga deputetët e qendrës dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë. Nëse mocionet e mosbesimit do të kenë sukses, presidenti Emmanuel Macron nuk do të rrezikohej të humbiste punën e tij, por pozicionet e Borne dhe qeverisë do të rrezikoheshin.

Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të thërrasë zgjedhje të reja. Do të anulohej edhe projektligji i reformës së pensioneve.

Nëse mocionet e mosbesimit rezultojnë të pasuksesshme, projektligji për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 do të bëhet ligj.

Të fundit