Flash News

Bota

Reformat e pensioneve/ Francezët ia nxjerrin “inatin” ‘Louis Vuitton’, djegin selinë e shtëpisë së modës (VIDEO)

Reformat e pensioneve/ Francezët ia nxjerrin “inatin”

Protestat kundër reformës së pensioneve në Francë vazhdojnë akoma, me njerëzit që nuk tërhiqen derisa qeveria të hedhë poshtë projektligjin që parashikon rritjen e moshës së pernsionin nga 62 në 64 vjeç.

Sipas rrjetit francez “BFMTV”, rreth 400 mijë qytetarë kanë dalë në rrugët e vendit për të demonstruar edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë për reformimin e sistemit të sigurimeve.

Këtë radhë ata u mboldhën jashtë selisë së shtëpisë luksoze të modës “Louis Vuitton”,  për t’i dërguar mesazhin e tyre qeverisë duke synuar simbolet e kapitalizmit dhe gjigantët e biznesit.

Videoja e protestuesve duke ndezur flakadanë e duke hedhur bomba tymi në ndërtesën Avenue Montaigne në Champs Elysees është bërë virale nëpër rrjetet sociale.

 

 

 

Të fundit