Flash News

Bota

Regjistrohen raste pozitive pas më shumë se një viti, Wuhan do të testojë të gjithë popullsinë

Regjistrohen raste pozitive pas më shumë se një viti, Wuhan do

Autoritetet në Wuhan, ku u shfaq për herë Covid-19, do të fillojnë të testojnë të gjithë popullsinë, pasi janë regjistruar disa raste pozitive. Wuhan ka regjistruar shtatë raste, infeksionet e para pas më shumë se një viti në këtë qytet.

Kina aktualisht po sheh një nga shpërthimet e saj më të mëdha të muajve të fundit, me 300 raste të regjistruara në 10 ditë.

Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe kufizimeve.

Autoritetet i kanë atribuar përhapjen e virusit, variantit Delta dhe sezonit të turizmit. Kina kishte qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijve të saj.

Vala e re ka arritur gjithashtu në kryeqytetin Pekin, që raporton disa infeksione të reja.

Burimi: BBC

Të fundit