Flash News

Bota

Regjistrohet një tjetër rekord ditor i viktimave nga COVID-19 në Rusi

Regjistrohet një tjetër rekord ditor i viktimave nga COVID-19 në

Vdekjet nga koronavirusi në Rusi shënuan një tjetër rekord ditor sot. Task-forca shtetërore e Rusisë për koronavirusin raportoi 39,008 raste të reja dhe 1,178 vdekje nga COVID-19.

Për të reduktuar përhapjen e koronavirusit, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një periudhë jo pune mbarëkombëtare nga data 30 tetor deri në 7 nëntor.

Putin ka thënë se qeveritë në rajonet ku situata është më e rëndë mund të shtojnë më shumë ditë jo pune, nëse është e nevojshme. Rajoni i Novgorodit u bë i pari që e miratoi këtë të hënën, duke e zgjatur periudhën me një javë tjetër.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë zërat se periudha e papunë mund të zgjatet për të gjithë Rusinë. Ai theksoi se qeveritë rajonale janë autorizuar të prezantojnë masat e tyre për të frenuar shpërthimin.

Rritja javore e Rusisë e infeksioneve dhe vdekjeve vjen mes niveleve të ulëta të vaksinimit, refuzimit të të publikut ndaj marrjes së masave paraprake dhe hezitimit të qeverisë për të ashpërsuar kufizimet.

Më pak se 35% e afro 146 milionë njerëzve të Rusisë janë vaksinuar plotësisht deri më tani, edhe pse Rusia miratoi një vaksinë të zhvilluar brenda vendit kundër koronavirusit disa muaj përpara shumicës së vendeve.

Putin e përshkroi dje situatën me COVID-19 në Rusi si "shumë të vështirë". Në total, task-forca shtetërore e koronavirusit të Rusisë ka raportuar gati 8.6 milionë raste dhe mbi 240,000 vdekje - deri tani numri më i lartë i vdekjeve në Evropë.

 

Të fundit