Flash News

Bota

Rekord shifrash ditore, Danimarka paralajmëron rikthimin e kufizimeve

Rekord shifrash ditore, Danimarka paralajmëron rikthimin e kufizimeve

Kufizimet në kuadër të parandalimit të pandemisë mund të rikthehen edhe në Danimarkë. Referuar rritjes së shifrave në të gjihë Evropën, kryeministrja Mette Frederiksen paralajmëroi se mund të vendosë masa të reja.

“Mund të na duhen kufizime të reja dhe presim që ato të vijnë në një të ardhme të afërt. Epidemia po përhapet shpejt në të gjithë Europën, e cila tani është epiqendra e epidemisë”, tha Frederiksen.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke tha se edhe pse kurba e infektimeve nuk ndryshon brenda ditëve, qeveria ka në plan të aplikojë rregulla më të rrepta.

Të fundit