Flash News
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës
Po kotecet e pulave dhe kasollet e lopëve, do t'i falë mazhoranca?
“Pse më sheh!”/ Dhunohet me sende të forta 19-vjeçari në Sarandë
“Ligjet nuk vijnë me sms”/ Projektligji i PS për faljen e gjobave nxit debate në Kuvend
REL: Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë
Aleatët e NATO-s i kanë bërë trysni Turqisë të martën që ta pranojë anëtarësimin zvarritur të Suedisë në aleancën ushtarake.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të vet turk, Hakan Fidan, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel të martën që aplikimi i Suedisë duhet të ratifikohet nga parlamenti turk sa më shpejt që të jetë e mundur, tha zëdhënësi i tij.
“Forca dhe besueshmëria e aleancës sonë janë në rrezik. Nuk duhet ta humbim asnjë ditë tjetër”, tha ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna.
Turqia dhe Hungaria janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që ende nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë, as 18 muaj pasi ajo aplikoi për t’iu bashkuar aleancës.
Parlamenti turk e nisi këtë muaj një debat për aplikimin e Suedisë në NATO. Të 29 aleatët e tjerë të NATO-s, përjashtuar Turqinë dhe Hungarinë, shpresonin se do ta mirëprisnin Suedinë edhe formalisht në aleancë gjatë takimi të ministrave të Jashtëm në Bruksel këtë javë. Por, procesi i anëtarësimit të saj ka ngecur në Parlamentin turk.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, tha se Helsinki ndihet “i zhgënjyer” që Suedia nuk është pranuar ende në aleancë.
Anëtarësimi i Suedisë është tejet jetik për tërë aleancën dhe ne shpresojmë në të ardhmen e afërt do të ndërmerren hapa të tjerë në atë drejtim”, tha ajo./REL