Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Cody McClain Brown, profesor në Universitetin e Zagrebit, me prejardhje nga Oklahoma, i ka thënë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se, sa i përket Ballkanit, gjithçka do të varet se çfarë politika do të çojë përpara Trumpi për rajonin.
“Nëse Rusia tenton të ushtrojë ndikimin e tij më shumë në Serbi dhe Mal të Zi, atëherë ka mundësi që situata në Bosnje-Hercegovinë të jetë më pak stabile. Sa i përket Kosovës, pozicioni i tij do të mund të jetë ende pezull. Ndoshta ai mund të mbështesë Serbinë në rimarrjen e Kosovës, por është e vështirë të dihet, sepse ai nuk i shfaq shumë mendimet e tij për këto gjëra. Pikëpamja e tij, Amerika e Para duket se është edhe Amerika e Para për Trumpin, apo mund të nënkuptoj edhe Trump i pari, prandaj varet se ku i sheh interesat e veta, dhe kjo është shqetësuese për pjesën tjetër të botës”.
Sipas profesorit, ndoshta nën Trumpin, “SHBA-ja nuk do të jetë e interesuar për pozitën e vet në Ballkan, dhe do ta lejojë Kinën apo Rusinë të lëvizin dhe ta destabilizojnë situatën”.
“Nëse Serbia trimërohet përmes përkushtimit të Rusisë ndaj Serbisë, dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara të mbrojnë Kosovën, dhe zhvendoset kampi Bondsteel ose diçka të tillë, atëherë ndoshta ajo do ta rimerrte atë [Kosovën]. Me Trumpin nuk i dihet, sepse nuk dihet çfarë i intereson atij. Edhe pse gruaja e tij është nga Ballkani, nuk i duket shumë interesant”.
Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj. Administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton ashpër./REL