Flash News

Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi, banorët raportojnë për qindra të zhdukur

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi,

Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në zonën pranë Detit të Zi në Turqi. 57 persona kanë humbur jetën tha të shtunën agjencia e emergjencave dhe fatkeqësive në vend, pasi autoritetet kundërshtuan raportet se dhjetëra të tjerë nuk ishin gjetur ende.

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincat Bartin, Kastamonu dhe Sinop të mërkurën shkaktuan përmbytje që shkatërruan shtëpi, shembën të paktën pesë ura dhe i bënë rrugët e pakalueshme.

Agjencia turke e katastrofave AFAD tha tetë persona janë të shtruar në spital. Disa banorë thanë në mediat sociale se ka qindra të tjerë të zhdukur, një deklaratë e bërë edhe nga një ligjvënës i opozitës.

Rreth 2,250 njerëz u evakuuan në të gjithë rajonin. Shkencëtarët e klimës thonë se ndryshimi i klimës po çon në ngjarje ekstreme të moti,  ndërsa bota po ngrohet për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

Burimi: Euronews

Të fundit