Flash News

Bota

Rëndohet bilanci nga zjarri në Hong Kong, shkon në 146 numri i viktimave

Rëndohet bilanci nga zjarri në Hong Kong, shkon në 146 numri i

Numri i të vdekurve nga zjarri shkatërrues që përfshiu këtë javë një kompleks banimi në Hong Kong është rritur në 146, sipas konfirmimit të policisë këtë të diel, shkruan BBC

Ekipet e Njësisë së Identifikimit të Viktimave kanë gjetur trupa të tjerë gjatë zgjerimit të operacionit kërkimor në tre blloqe të tjera të kompleksit Wang Fuk Court, një prej incidenteve më të rënda në një ndërtesë banimi globalisht që nga vitet 1980.

“Deri në orën 16:00, numri i viktimave ka arritur në 146. Nuk mund të përjashtohet mundësia e gjetjes së trupave të tjerë”, deklaroi shefja e njësisë, Tsang Shuk-yin.

Më shumë se 1.000 persona u mblodhën në distriktin Tai Po për të përkujtuar viktimat e tragjedisë, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit. Për këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Njësia kundër korrupsionit në Hong Kong ka arrestuar 11 persona të dyshuar të përfshirë në shkelje që lidhen me ngjarjen, ndërsa tre prej tyre janë marrë nga policia nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Konsullata e Indonezisë konfirmoi vdekjen e të paktën shtatë shtetasve të saj, ndërsa një punëtore nga Filipinet u raportua se humbi jetën, sipas njoftimit të konsullatës së Manilës.

Ndërkohë, Departamenti i Ndërtesave ka pezulluar përkohësisht punimet në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Të fundit